Dzeko ia ndërpret konferencën De Rossit: Erdha vetëm që të përqafoj
10 nëntor 2025
| 10:52
Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 11-të të Serie A italiane mes Genoas dhe Fiorentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2:2, u panë skena të bukura dhe emocionale në konferencën për shtyp.
Në qendër të tyre ishin sulmuesi boshanjk i Fiorentinës, Edin Dzeko dhe trajneri i ri i Genoas, ish-futbollisti i njohur italian Daniele De Rossi.
Dzeko, i cili u rikthye në lojë në minutat e fundit të takimit, u shfaq në sallën e konferencës për të përshëndetur mikun e tij të vjetër De Rossin, ku dyshja janë miq të mirë nga koha kur luanin te Roma.
Ai hyri me buzëqeshje, u kërkoi falje gazetarëve, më pas përqafoi dhe puthi De Rossin, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që i bashkon që nga ditët e përbashkëta te AS Roma.



