
“E ardhmja u përket të rinjve”, Daut Haradinaj mbështet Kushtrim Xhemailin në garën për deputet
06 shkurt 2025
| 22:09
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka takuar aktivistë të shumtë nga Prishtina.
Daut Haradinaj ka falenderuar për angazhimin gjatë fushatës si dhe i ka dhënë mbështetje të fortë kandidatit për deputet, Kushtrim Xhemaili.
“Sonte në Prishtinë për Aleancën e në veçanti për Kushtrimin, 66shin tonë. E ardhmja u përket të rinjve, e ne kemi në listën tonë më të mirët.
Krenar me ju “, është shprehur Daut Haradinaj.