E dashura 22-vjeçare e Di Caprios për herë të parë flet për hendekun e moshës që kanë

06 dhjetor 2019 | 11:37

Aktorja e kthyer në modele Camila Morrone është mërzitur nga hendeku 23-vjeçar mes vetes dhe të dashurit Leonardo DiCaprio.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë boshllëqe të mëdha në moshë”, ka thënë 22-vjeçarja për “Los Angeles Times” për të dashurin e saj 45-vjeçar.

“Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të dalë me çdokënd që dëshiron”, është shprehur Morrone. Përderisa bukuroshja e re zgjodhi të injorojë ata që nuk e aprovojnë këtë, tha se ajo nuk e kupton interesin që e shfaqin fansat në jetën e Leos. Morrone ka pohuar se ka shpresa që përmes filmit të saj të ri “Mickey and Bear” do të mund të krijojë një personalitet të ri në publik, jashtë atij që i është krijuar nga i dashuri i saj i famshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e kthyer në modele Camila Morrone është mërzitur nga…