E dashura e Jeff Bezos “çmendet” pas Leonardo DiCaprios! Zbuloni reagimin e themeluesit të Amazon

09 nëntor 2021 | 13:37

SHBA – Takimi mes aktorit të famshëm, Leonardo DiCaprio dhe të dashurës së miliarderit Jef Bezzos, në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Anxhelosit (LACMA)  ka bërë xhiron në rrjet.

Kjo për shkak të reagimit të së dashurës së Bezos, Lauren Sanchez. Shikimet e kësaj të fundit u komentuan si flirt dhe adhurim për aktorin me famë botërore.

E veshur me një fustan vezullues që bie në sy, Sanchez shihet e përkulur pranë fituesit të Oskarit, duke e parë me vëmendje në sytë e tij me një buzëqeshje “vesh më vesh”.

E gjitha skena ndodhi në sy të vetë Bezos, i cili vendosi që këtë situatë ta kalonte në mënyrën më komike të mundshme.

Në një nga faqet e “Twitter”-it, që ka postuar videon, Bezos ka ndarë një foto të tij afër një tabele që shkruhet: Rrezik! Shkëmb i thepisur, rënie fatale.

Më pas ai i drejtohet aktorit të njohur: “Leo, hajde këtu, dua të tregoj diçka!”.

E dashura e Jeff Bezos “çmendet” pas Leonardo DiCaprios!E dashura e Jeff Bezos “çmendet” pas Leonardo DiCaprios!E dashura e Jeff Bezos “çmendet” pas Leonardo DiCaprios!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Demokratëve për Drenasin (DD) për kryetar të Komunës…