E dashura e re e Yamalit, disa vjet më e rritur se ai

24 gusht 2025 | 08:14

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, po shkëlqen në fushën e lojës, por së fundmi është në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. 18-vjeçari, që sezonin e ri në LaLiga e nisi me një gol spektakolar ndaj Mallorcës, përflitet se është në një lidhje me këngëtaren e njohur argjentinase, Nicky Nicole.

Sipas mediave spanjolle, dyshja kanë kaluar disa ditë së bashku në Monte Carlo, ku janë parë në një hotel luksoz dhe duke lundruar me jaht në det të hapur. Ata janë fotografuar gjithashtu teksa shëtisnin nëpër rrugët e qytetit.

Thashethemet për lidhjen u shtuan edhe më shumë që nga fundi i korrikut, kur u panë duke shkëmbyer puthje në një beach bar. Nicole, e cila është e nominuar dy herë për Latin Grammy, është një nga zërat më të njohur në muzikën argjentinase.

As Yamal dhe as Nicole nuk kanë bërë ndonjë konfirmim publik për marrëdhënien e tyre. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmuesi i Barcelonës lidhet me emra të njohur. Në verën e vitit 2024, ai u përfol për një lidhje me influenceren spanjolle Alex Padilla, e cila u pa në tribunë gjatë finales së Euro 2024 në Berlin. Megjithatë, as ajo marrëdhënie nuk u konfirmua dhe u zbeh me kalimin e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugët e rrënuara të Qytetit të Gazës, ku jeta…