
E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës
24 shkurt 2022
| 10:58
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca ka reaguar pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se dënon ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës”.
“Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase”, ka shkruar Konjufca.