E dhimbshme, Gjilani shënon 2 vdekje nga COVID-19 brenda 2 ditësh

18 shtator 2020 | 17:11

Brenda 2 ditësh, 2 qytetarë të Gjilanit e kanë humbur betejën me virusin COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Xh.Sh. dhe I.S. nuk kanë mundur ta fitojnë luftën me virusin që e tronditi botën.

Lajmi është bërë i ditur nga familjet e dy të ndjerëve, derisa është konfirmuar edhe nga IKSHPK.

Brenda gjashtë muajve të përballjes me pandeminë COVID-19, 43 qytetarë të Gjilanit të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, ndërkohë që numri total i vdekjeve si pasojë e virusit në nivel vendi shkon në 611.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Noizy dhe Enca kanë qenë miq për disa kohë dhe…