E dhunoi rëndë në 2009-ën, Chris Brown i kërkon sot Rihannës…

05 maj 2019 | 14:49

Chris Brown ka surprizuar të gjithë ndjekësit e Rihannës, teksa i komentuar kësaj të fundit poshtë një fotografie ku shfaqet tejet provokuese me të brendshmet e markës së saj Savage X Fenty. Në shkurt të vitit 2009, Chris e dhunoi tepër rëndë Rihannën dhe asokohe qarkulluan në rrjet edhe foto ku këngëtarja shihej e nxirë në fytyrë. Por mesa duket, tashmë që kanë kaluar plot 10 vite, nuk ka më mëri dhe inate midis ish partnerëve.

“Mbretëreshë, vazhdo të ngjitesh lart e më lart!”– i ka shkruar fillimisht ai, për t’i lënë një tjetër koment më pas. “Duam muzikë së shpejti, të lutem!”-kështu e ka shprehur dëshirën e tij këngëtari, e cila është njëkohësisht edhe dëshira e të gjithë ndjekësve të Rihannës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka paditur së fundmi kompaninë e veshjeve Missguided…