E donte

09 korrik 2020 | 21:36

Në mbrëmjen e kësaj dite
Ndjeja se dikush kërkonte një lumturi të vogël
Të vogël aq sa të shëronte shpirtin,
ta ngrohte zemrën e tij, ta kënaqte shikim gati të verbuar për një sy çike.

Për këtë betohej se s’shikon tjetër sy
përveç një Zane mali që e ndjente Ai.
Një Zanë të vetme që i sillej vërdallë mendjes së përhumbur në mugëtirën e dashurisë, që si vinte dot për ta parë.

Ai donte një lumturi të vogël ta fuste në sirtarin e nuses me pamje Zane, mos t’ia merrte askush pos buzës së tij, ta kishte dritë dashurie, lavdi jete krah tij.

Ta ruante si xhevahirë mes perlash të kaltra, të ndihej krenar, kokëlisi mes një selvie ta shuante etjen e dhimbjen që e bluante gjithnjë.

Ai zgjodhi frutën më të ëmbël në degë, një frut erëmirë që jep lule në çdo stinë, ndryshe nga të tjerat, ajo piqej në sytë e tij.

Ndaj, ai zgjodhi Zanën e malit t’ia veshte nusërinë. Ta kalëronte mbi dete, oqeane mbi supet e tij.

T’ia dëshmonte Diellit, Tokës e Qiellit. Hënës me gjithë yje. T’i përtokej Zanës, të vetmës bukuri.
Perëndisë t’ia dëshmonte me gjakun e tij, se ai s’do tjetër pos Zanës, të vetmës dashuri, të vetmës pamje në sytë e tij.

09.07.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Romës, Dabiele de Rossi, ka thënë se është…