E gjithë Shqipëria në karantinë

22 mars 2020 | 08:35

Gongu i rënë pas orës 13:00 për shtetrrethim i gjeti rrugët e zbrazura në të gjithë vendin. Në të gjitha qytetet mbretëroi qetësia, ndërsa të vetmet mjete në rrugë ishin ato të policisë, ushtrisë, medias dhe shërbimeve shtetërore.

Për një javë rresht Shqipëria do të mbyllet nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ushtria dhe policia do të jenë në rrugë dhe të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë fashë orari do të konsiderohen ‘tradhtarë lufte’ dhe do të kenë penalitete të rënda.

Penalitete të rënda do të ketë edhe për ata që gjatë fashës së lejuar për të lëvizur do t’i injorojnë këshillat për distancim social dhe do të qëndrojnë grumbull. Ndaj tyre qeveria lejon policinë të përdorë edhe gaz lotsjellës apo ujë për t’i shpërndarë. /Oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot do të ketë rënie të theksuar të temperaturave.…