E jashtëzakonshme: ‘n’Kosovë Show’,  e përmbyll vitin 2018-të me mbi 100 milion shikime në Youtube

30 dhjetor 2018 | 22:05

Sonte shfaqet emisioni i fundit për këtë vit i n’Kosovë Show, i cili udhëheqet nga moderatori Shpetim Desku. Për gjatë vitit 2018-të, ky emision ka korrë një sukses të jashtëzakonshëm, ku ka arritur ti ketë mbi 101 milion shikime në kanalin e Youtube-s, pa përfshirë datën 30 dhe 31 dhjetor të këtij viti.

Kjo shifër tregon qartë se emisioni n’Kosovë Show, është më i shikuari në vend i këtij zhanri

Temat e trajtuara nga ky emision si nga ato politike, të showbizit dhe të tjera janë bërë temë. Poashtu falë publikimit të disa rasteve në këtë emision janë bërë me shtëpi disa familje skamnore.

Shpetim Desku në emisionin e tij n’Kosovë Show, ka pasur të ftuar figura të ndryshme nga sfera të ndryshme si nga ato të politikës, shoubizit, fesë, artit, shkencës, sportit dhe figura të tjera.

Ndërsa sonte emisioni përmbyllet me një përformancë atmosfere nga Yll Demaj e Yllka Kuçi, të cilët ishin edhe pjesë e xhirimeve festive të emisionit n’Kosovë Show.
https://youtu.be/zsPAYfEK5Vg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjimnastika e Kosovës në vitin 21018 ka bërë historinë, duke…