
E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë
04 dhjetor 2020
| 08:58
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka qenë temë diskutimi punësimi i djalit të deputetit Haxhi Shala në momentin kur është votuar qeveria Hoti.
“Për besë nuk e kam ditur. E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë. Nuk e di a ka qenë i madh apo i vogël”, tha ai.
Ai tutje thotë se ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, nuk e ka ditur për emërimin e tij.
“Nuk është konsultuar ministrja për këtë vendim, por ka qenë emërim politik. Këtë mund ta themi qartë”, shtoi ai.