
E kap gruan në tavanin e motelit me një djalë të ri
Disa pamje shokuese janë publikuar së fundmi në rrjete sociale, të momenteve kur burri ndjek gruan e tij dhe më pas e kap e fshehur në tavanin e një “moteli dashurie”, pasi e kishte tradhtuar me një djalë më të ri.
Burri nga Filipinet kishte pasur dyshimet e tij teksa e ndjek gruan në një motel dhe bashkë me oficerët e policisë e gjejnë atë të fshehur në hapësirën boshe mbi dhomën e gjumit.
Mediat filipinase thoshin se burri sapo ishte kthyer në shtëpi pas disa muajsh punë në një impiant detar nafte. Por në vend se ai të shijonte përgatitjet e festës familjare të Krishtlindjeve u bë dyshues ndaj gruas që i thoshte se punonte disa orë në një zyrë gjatë fundjavave.
Ai vendosi ta ndjekë atë dhe pa që taksia e la atë në një motel ku u takua me një djalë më të ri. Burri që nuk është përmendur nga mediat, tha: “Nuk dija çfarë të bëja. Mora një shok në telefon për ndihmë dhe më pas morëm policinë”.
Më pas, i shoqëruar nga policia, ata hynë në motel dhe stafi u detyrua të hapte derën e dhomës, pasi tradhtia bashkëshortore është një shkelje zyrtare kriminale në Filipine. I dashuri i fshehtë i gruas ishte përpjekur të largohej nga ndërtesa, por ishte ndaluar nga njerëzit e ardhur.
Oficerët u habitën fillimisht pasi nuk gjetën askënd tjetër në dhomë, ku rrobat e gruas ishin të shpërndara përtokë. Më pas ata dëgjuan një goditje nga tavani i dhomës, kur një këpucë e gruas ra nga një e hapur. Në pamjet e publikuara tregohen oficerët që tregojnë nga tavani dhe vendosin një shkallë për të hetuar, derisa zbulojnë gruan tradhëtuese të fshehur atje.
Ata e nxitën atë të zbriste, por gruaja kërkonte një oficere. Pas rreth gjysmë ore negociata oficerët e bindën gruan të zbriste, ndërsa ajo dhe i dashuri i saj janë paditur nga bashkëshorti. Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me deri në 6 vjet burg për tradhti bashkëshortore.




