E konfirmon Tomë Gashi: Nasim Haradinaj është dërguar në Hagë

26 shtator 2020 | 14:52

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë se kreu i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj, janë në Hagë aktualisht.

Që të dy pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës, derisa dyshohen për pengim të drejtësisë.

“Që të dy janë të dyshuar për pengim të drejtësisë, që të dy janë në Hagë. Së shpejti, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë për caktimin e paraburgimit apo jo. Megjithatë nuk dihet kur (dalin para gjyqtarit)”, ka thënë Gashi për Kohën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person në Kamenicë ka ndërruar jetë gjatë ditës së…