E krahasojnë me Thaçin, Tahiri: Ndjenjë e mirë, mundohem të prezantoj veten çdo herë

25 tetor 2025 | 21:34

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka theksuar se për të është ndjenjë e mirë kur e krahasojnë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai deklaroi se gjithmonë tenton të prezantojë veten dhe personalitetin e tij, pavarësisht krahasimeve me Thaçin, raporton në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

“Unë jam origjinal, tentoj të jem origjinal, tentoj të përfaqësoj dhe të prezantoj tërësisht veten time”, tha Tahiri.

“Por përndryshe, krahasimi me presidentin Hashim Thaçi është një ndjenjë e mirë, kam marrë komente të tilla nga shumë miq dhe nga shumë persona të jetës publike në Kosovë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, ka…