E kritikoi në Shqipëri, Mustafa i përgjigjet Osmanit në Prishtinë

17 dhjetor 2020 | 08:19

Ushtruesja e detyrës e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi ish-shefin partiak në LDK, Isa Mustafën, duke thënë se për fajin e tij u krijuan sfida në institucionet e vendit, me të cilat tashmë po duhet të ballafaqohet. Këto komente Osmani i bëri pas takimit në Tiranë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Lidhur me këtë, në një përgjigje për “klankosova.tv”, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë. “Të lumtë ne për ushtruesen detyrën e presidentes! Ha-ha-ha”, është shprehur Mustafa.

Osmani nga Shqipëria foli për çështjen e zgjedhjeve në Kosovë dhe për raportet e saj me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo tha se Mustafa nuk është i interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Nuk besoj që Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje. Unë nuk do të merrem me ato që i thotë, sepse ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë, sepse jam shumë e zënë duke u marrë me sfidat që janë në institucionet e tona e që shumë prej të cilave janë për faj të tij. Çfarë dua të them është që sa më parë që të mbahen zgjedhjet është më mirë për iniciativën që e kam marrë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga Kosova ka dhënë 20 mijë euro donacion…