E mbajtën lidhjen në fshehtësi për dy vite brenda “TCh”, Arbana dhe Eduardi vendosin të largohen përfundimisht nga Shqipëria

14 prill 17:31

Prej disa kohësh lidhja e Arbana Osmanit me regjizorin Eduard Grishaj është bërë kryefjala e mediave rozë.

rbana e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e dashurisë me Eduardin brenda Top Channel për më shumë se dy vite. Direkt pas ndarjes nga ish-bashkëshorti ajo u ndje e lirë për ta shprehur publikisht dashurinë që ndjen për regjizorin.

Mesa duket Arbana është bërë shumë moskokëçarëse dhe nuk do t’ja dijë se çfarë përflitet në media për lidhjen e saj të re. Ajo madje del hapur dhe shpesh i bën komente plot dashuri Eduardit, ku kuptohet se lidhja e tyra sa vjen dhe përforcohet më shumë.

Së fundmi Eduardi ka udhëtuar drejt Anglisë dhe këtë e ka treguar nëpëmjet postimeve të tij në “Instagram”.

Në një nga fotot e postuara nuk ka munguar as komenti i Arbanës: Paska dalë dielli në Londër.

Një koment që përmban shumë dashuri apo jo?

Ajo që na bën më shumë përshtypje është komenti që ai ka kthyer moderatores: Dielli këtu do dalë vetëm në 2023.

Mos vallë çifti po planifikon një jetë të re në Londër dhe Ambasada Angleze mund t’japë përgjigjen vetëm në vitin 2023?

Na ngelet vetëm të presim dhe të shohim se çfarë do ndodhë me çiftin më të ri të showbizit në Shqipëri. Si ide për t’u larguar nga Shqipëria nuk është e keqe, pasi çifti mund ta shijojë lidhjen e tyre në maksimum dhe larg vëmendjes së mediave./Pamfleti/

 

Lajme të sponsorizuara