“E mora vaksinën kundër Covidit”, njoftoi kreu i Fondit Sovran në Rusi

12 gusht 2020 | 08:56

“E mora vaksinën kundër Covid”. Është kjo deklarata e bërë nga kreu i Fondit Sovran në Rusi, Kirill Dmitrev, duke lajmëruar marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, të lajmëruar një ditë më parë nga presidenti Vladimir Putin.

“Mund të themi se funksionon. E mora vetë. Ua dhashë edhe prindërve dhe gruas”, deklaroi Dmitrev për CNN, duke shpjeguar se shpërndarja e vaksinës do të jetë graduale.

“Nuk do t’ua japim 10 milionë njerëzve nesër. Do të jetë një shpërndarje shumë graduale dhe e kujdesshme”, deklaroi ai. /a.y/noa.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje në vlerë të 1.5…