E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së takon drejtorin e policisë, temë e takimit siguria

21 maj 2025 | 17:17

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me situatën e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe tema të ndryshme në interes të organizatës policore.

Nga drejtori Hoxha, ndër të tjera u tha se Policia e Kosovës bazuar në detyrat, misionin dhe vizionin e saj, si një polici profesionale, po përmbush me sukses objektivat e saja strategjike, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.

Dy palët diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve me qëllim që ata dhe komunitetet e tyre të mbahen të sigurta në mënyrë efektive.

Drejtori Hoxha shprehu gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një fjalimi në…