E pabesueshme, vetëm 6 euro në konton e Ronaldinhos

06 nëntor 2018 | 13:57

Një raportim nga mediumi brazilian “UOL” ka treguar se legjenda e futbollit, Ronaldinho, ka më pak se gjashtë euro në konton e tij bankare. Sipas raportimit, qeveria braziliane ia ka konfiskuar pasaportën ish-futbollistit për shkak të borxheve të tij të shumta.

Një borxh prej dy milionë eurove ka bërë që prokurorët brazilianë të hyjnë në llogaritë e legjendës së Barcelonës, Milanit e PSG-së. Edhe pse ai është ambasador i shumë kompanive të mëdha dhe ka pasur kontrata multimilionëshe, tash në bankë ka më pak se gjashtë euro. Legjenda braziliane ishte gjobitur për ndërtim ilegal në një hapësirë të mbrojtur.

Pas një viti me beteja ligjore, autoritetet braziliane tani i kanë konfiskuar pasaportën dhe pritet që Ronaldinhos t’i shfaqen problemet e reja pasi i pamundësohet udhëtimi si ambasador i “Nikes”, apo kompanive tjera.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi do ta kërkojë sonte fitoren e parë sezonale në…