
E pamjaftueshme për kualifikim fitorja e Interit
08 mars 2022
| 23:02
Interi ka arritur të regjistron fitore në përballje me skuadrën e Liverpoolit (0-1), por kjo fitore ka qenë e pamjaftueshme për klubin italian që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në fakt, Liverpooli e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 0-2 dhe kualifikohet tutje, raporton “Epoka e re”.
Lautaro Martinez ka realizuar gol të bukur në minutën e 62-të. Mirëpo përjashtimi nga loja i Sanchezit një minutë me vonë ndikoi në lojën e Interit. Liverpooli dhe Bayern Munchen janë klubet e para që e sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.