E papritur /Beyonce largohet përfundimisht nga SHBA, çfarë ka ndodhur?

20 qershor 2025 | 12:16

Interesi i tyre për këtë vend nuk është i rastësishëm…

Beyonce ka ndezur thashethemet se mund të jetë gati të zhvendoset nga SHBA drejt Anglisë, pasi së fundmi është parë duke vizituar një pronë të madhe në zonën piktoreske të Cotswolds, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, reperit të njohur Jay-Z. Këngëtarja 43-vjeçare, e cila sapo ka përfunduar koncertet e saj madhështore “Cowboy Carter” në Londër, thuhet se ka fluturuar me helikopter për të parë nga afër një tokë prej 58 hektarësh në Oxfordshire, një zonë që njihet për qetësinë dhe jetën luksoze larg qytetit. Sipas burimeve për The Oxford Mail, çifti vizitoi pronën midis koncerteve të saj në Londër, duke bërë një ndalesë të shpejtë në Enstone Airfield, aeroport lokal në zonë.

Interesi i tyre për këtë vend nuk është i rastësishëm, prona ndodhet pranë miqve të afërt si Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi, si dhe fqinjë potencialë të famshëm si Simon Cowell dhe familja Beckham. Ndërkohë, një tjetër arsye që duket se po shtyn çiftin të kërkojë një bazë të re jashtë Los Angeles janë zjarret masive që kanë prekur Kaliforninë në vitet e fundit. Zona e Cotswolds është bërë gjithnjë e më tërheqëse për yjet e njohur.

Përveç Beckhams dhe Ellen&Portia, edhe supermodelja Kate Moss dhe Jeremy Clarkson i cili zotëron një fermë dhe pub aty janë ndër rezidentët e njohur të zonës. Edhe Calvin Harris thuhet se është duke ndërtuar një kompleks rural luksoz pas blerjes së tre vilave në këtë rajon. Ky zhvillim vjen pas raportimeve se Beyonce dhe Jay-Z janë shpallur çifti më i pasur i shoubiz-it, me një pasuri që kap vlerën e 2 miliardë dollarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në bashkëpunim me…