E pazakontë | 27-vjeçarja gjendet pas dy vitesh e zhdukur në Kosovë: Jam e madhe, dua të jetoj e pavarur

03 shtator 2025 | 20:13

Një rast i raportuar si person i zhdukur është zbardhur nga hetuesit e Policisë së Kosovës në Prizren, të cilët kanë arritur të lokalizojnë vajzën e raportuar të humbur.

Sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për A. Gigollajn, 27-vjeçare e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga viti 2023, ndërsa më 31 korrik 2025 familjarët e saj kishin ripërtërirë raportimin në polici.

Pas veprimeve hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal kanë arritur ta gjejnë vajzën duke punuar në një prej restoranteve në fshatin Prevallë, Prizren.

Ajo është shoqëruar në stacion dhe është marrë në pyetje, ku ka deklaruar se është madhore dhe ka vendosur të jetojë e pavarur, pa dashur të kthehet në familje.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorin, ndërsa rasti është cilësuar si i përfunduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit ka njoftuar se fillimi i vitit të…