
E pazakontë: Gjarpri futet në Parlamentin e BeH-së
10 qershor 2025
| 13:11
Para fillimit të seancës së Dhomës së Popujve të Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në sallë u regjistrua një situatë e pazakontë.
Konkretisht, një fotoreporter nga portali “Klix.ba” regjistroi një pamje të çuditshme në dyshemenë e sallës – një gjarpër.
Siç shihet në foto, është një gjarpër i vogël, dhe nuk dihet se çfarë specie është.
Pasi gjarpri shkaktoi habi tek parlamentarët e pranishëm, një punonjës e hoqi atë duke përdorur një copë letër.
Nuk dihet se si përfundoi gjarpri në sallën e parlamentit federal.
