E pazakontë: Kim Kardashian shfaqet krah gruas së Kanye West në koncert të tij

13 mars 2024 | 14:12

Kim Kardashian dhe Bianca Censori qëndruan pranë njëra-tjetrës në koncertin e Kanye West të martën.

Dyshja kanë tronditur fansat pasi u fotografuan për herë të parë bashkë për albumin më të fundit në studio të Kanye, “Vultures 1”.

Bianca, 29 vjeçe, aktualisht është në një lidhje me reperin kontrovers, 46 vjeç, ndërsa Kim, 43 vjeçe, ishte e martuar me të nga viti 2014 deri në vitin 2022.

Në një klip nga eventi, Bianca shihet me bluzë rozë teksa filmon performancën në telefonin e saj me Kim që i qëndronte pranë.

Fansat u tronditën qartë kur panë ato në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe reaguan shpejt ndaj një klipi të tyre të shpërndarë në rrjetet sociale.

Përdoruesit në X/Twitter kanë shkruar: “Nuk e prisja këtë”, “Nuk e di, por kjo është çmenduri”.

Kim thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me Biancan, por nuk i pëlqen mënyra se si shfaqet në publik.

Ajo ka kërkuar nga reperi që kur të dalë me fëmijët e tyre, të paktën të jetë e veshur më ndryshe.

Kim dhe Kanye ndajnë fëmijët: Chicago, Saint, North dhe Psalm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Veselaj nga Gllareva shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…