
E plotësuar: Avioni amerikan i NATO-s është rrëzuar në Norvegji
18 mars 2022
| 22:13
Një avion amerikan i NATO-s është rrëzuar në jug të Bodos në Norvegji, raporton NRK, ku më herët u raportua i zhdukur.
Në avion ishin katër persona, të cilët ishin duke u stërvitur jashtë Bodos.
Sipas planit, ata do të duhej të kishin zbritur pak para orës 18:00, mirëpo në orën 21:17, u gjetën në tokë në Gradalen në Beiarn, ka njoftuar Qendra kryesore të shpëtimit norvegjez.
—————————————————————–
Zhduket një avion amerikan i NATO-s në jug të Bodos në Norvegji
Një avion amerikan i NATO-s i tipit US Osprey është zhdukur në jug të Bodos norvegjeze, raportojnë mediat norvegjeze.
Avioni do të duhej të ishte ulur në orën 18:00 pas një stërvitje.
(Sh. Rexhaj)