E preku te familja, Kelmendi do ta padis Mihalin

05 maj 2025 | 20:52

Ky shkrim i Adriatik Kelmendit, në të cilin ai propozon që Albin kurti të bëhet president, e Lumir Abdixhiku kryeministër, e pezmatoi Dejona Mihalin.

Koordinatorja e komiteteve të VV-së, që ka goxha autoritet në vendimmarrje të kësaj partie, sulmoi autorin e Rubikon në Klan Kosova duke i thënë se po flet në emër të LDK-së. Madje, Mihali, eskaloi në reagim, duke ia përmendur atij familjen

Kelmendi ia ktheu Mihalit duke ia përmendur babain, po ashtu. Vecse ky citoi dokumenta.

Ai bëri me dije se Mihailin do ta padisë për shpifje dhe tentimi për dëmtim të imazhit.

Postimit të zyrtares së VV-së për Kelmendit i reaguan shumë organizata mediale e gazetarë.

AGK dënoi sulmin ndaj autorit të “Rubikon” duke shtuar se reagimet e Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj kanë nxitur qindra komente me fjalor kërcënues ndaj gazetarëve.

Edhe juristja e medieve Flutura Kusari i doli në krah Kelmendit.

Politikanët po ashtu reaguan. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shkroi se linçimet si ky i Mihalit ndaj gazetarëve janë alarm i kuq për rrëshqitjen e vendit në autoritarizëm.

Edhe Genc Prelvukaj i doli në mbështetje Kelmendit

Kelmendi edhe më herët ka qenë cak i sulmeve të ngjashme nga eksponentë të LVV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot qytetarët e Kosovës nuk kanë më nevojë për…