E reja habit me deklaratën: Më thonë se jam shumë seksi për t’u bërë gjinekologe (FOTO)

18 nëntor 2022 | 13:40

Një studente e mjekësisë pretendon se njerëzit i thonë se ajo është “shumë e bukur dhe seksi” për të qenë mjeke, edhe pse po mbaron studimet për të punuar në këtë fushë.

Jasmin, e cila poston foto e video të ndryshme në profilet e saj në rrjetet sociale, ka thënë se ndjekësit i thonë se nuk mund ta besojnë se ajo po studion në fushën e mjekësisë, për shkak se ajo është kaq tërheqëse.

Së fundmi, studentja e vitit të fundit ka publikuar një video në “TikTok”, ku shfaqet duke studiuar për gjinekologe dhe pamjet i ka sinkronizuar me këngën e Chris Brown dhe Lil Wayne të vitit 2014, “Loyal”.

Video në fjalë është parë më shumë se 176 mijë herë dhe brunja bukuroshe shprehet: “Nëse marr 1 dollarë çdo herë që më thonë se nuk dukem si studente e mjekësisë”.

Me këtë, ajo nënkupton se do të fitonte një pasuri të konsiderueshme nëse do të merrte para nga të gjithë njerëzit që dyshonin në zgjedhjen e saj të karrierës.

Menjëherë fansat e saj nisën duke komentuar dhe shumica prej tyre ishin të tipit “shumë e lezetshme për t’u bërë mjeke”, ndërsa pretendonin se profesionistët e kësaj fushe duhet të jenë të “moshuar dhe të mjerë”.

Por pavarësisht reagime të shumta të ndjekësve, ajo nuk e ka larguar në asnjë moment vëmendjen nga qëllimi i saj kryesor. “Daily Star” shkruan se Jasmin aktualisht po studion dhe jeton në Gjermani, aty ku shpreson që të marrë bluzën e bardhë dhe stetoskopin.

Lidhur me postimet e të resë kanë reaguar edhe profesionistë të tjerë mjekësorë, të cilët janë shprehur se edhe ata ishin përballur me një reagim të ngjashëm në të kaluarën.

“Historia e jetës sime, [njerëzit] automatikisht supozojnë se jam infermiere”, u përgjigj një student i mjekësisë.

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale shtoi: “Si duken saktësisht studentët e mjekësisë?”.

“Sikur jemi të një race tjetër apo diçka tjetër? Komentet si këto më acarojnë”, vijon një tjetër.

“Si duhet të duken studentët e mjekësisë?”/ E“Si duhet të duken studentët e mjekësisë?”/ E“Si duhet të duken studentët e mjekësisë?”/ E“Si duhet të duken studentët e mjekësisë?”/ E

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën “bombë” dhënë për Piers Morgan, në pjesën e…