E rëndë në Gjermani: Vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja
23 mars 2026
| 22:14
Një djalë trevjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Sieg të Gjermanisë, raporton RTL west. Ndërsa, mediumi lokal “Peja në Fokus”, raporton se fëmija është me prejardhje nga Peja.
RTL shkruan se fëmija kishte qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë të kopshtit nën mbikëqyrje në Siegen të martën (17 mars), kur kujdestarët vunë re se djali ishte zhdukur, ata filluan një kërkim.
Pak kohë më vonë, ai u gjet në Sieg, ekipet e ndihmës së shpejtë e nxorën fëmijën nga uji dhe kur u dërgua në spital ndodhej në gjendje kritike.
Të hënën (23 mars), policia njoftoi se fëmija kishte vdekur pasdite.
Hetimi për këtë rast është duke vazhduar.



