E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës
16 mars 2026
| 20:39
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, vdiq pasi ra nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj.
Siç raporton Euronews.al, rasti dyshohet të ketë qenë një aksident tragjik, dhe jo një veprim i qëllimshëm apo pasojë e ndërhyrjes së personave të tretë.
Kjo është edhe pista kryesore që po hetohet policia.
Bazuar në raportime, familjarët e saj kanë mbërritur nga Shqipëria për të qëndruar pranë të afërmve dhe për të përballuar këtë humbje të rëndë.



