E rëndë në Ksamil! 38-vjeçari plagos me thikë të miturin

02 janar 2022 | 13:50

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë nga Emiljano Buzaj, 38 vjeç, në Ksamil. Policia informon se Buzaj plagosi me mjet prerës të miturin për arsye ende të paditura.

Buzaj do të akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Nuk dihet se si është gjendja e të miturit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova edhe më tej po sfidohet me mungesë të informacioneve…