E rritur në ekran, sot një moderatore e kompletuar

26 prill 2023 | 23:40

Flora Shabani, moderatorja nga Shkupi i Maqedonis së Veriut, për momentin është një nga moderatoret më aktive në vend, me emisione dhe projekte televizive shumë të ndjekura.

Tash u bë një kohë e gjatë që ajo është pjesë e mediumeve, ka nisur karrieren televizive që 14 vjeçe, duke realizuar ndër vite emisione të ndryshme. Ndër projektet më të sukseshme ishte magazina e përditshme “Pizzicato”, ku kryesisht në këtë emision trajtoheshin tema dhe kronika të show-bizit shqiptar dhe të huaj, poashtu intervista të ndryshme të ftyrave publike, si aktorë, këngëtarë, sportistë e politikanë.

Pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në Alsat-M ajo vendosi të pauzojë për disa vite, mirëpo rikthimi i saj në Tv21 ishte i papritur por shumë i fuqishëm dhe me pritshmëri të larta nga publiku.

Aktualisht Flora në këtë televizion realizon emisionin e pasdites “Pastel” që është momentalisht emisioni kulturor më i ndjekur në Maqedoninë e Veriut.

“Pastel” është emision i përditshëm ku zhvillohen dhe trajtohen tema aktuale me të ftuar të ndryshëm nga sfera të ndryshme si arti, kultura e sporti.

Ajo çfarë e karakterizon dhe dallon Florën është thjeshtësia, eleganca, butësia dhe sjellja që ka me njerëzit, dhe të ftuarit e saj.

Neve nuk na ngelet tjetër përpos t’i urojmë shëndet dhe shumë suksese Florës, duke shpresuar ta shohim duke ngjitur majat e suksesit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e 33 të Premier League, “Qytetarët” kanë shkatërruar…