E shitnin një proteinë tjetër si kolagjen – Policia gjen dhjetëra pako nëpër posta të shpejta

04 qershor 2025 | 21:11

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në tregti të ndaluar dhe prodhim e shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë marrë informatën fillimisht se persona të dyshuar janë duke prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë ilegale produktin “Collagen Peptides 200 gr”, të cilin e shesin në mënyrë të paligjshme përmes rrjeteve sociale.

Më pas, bashkë me Doganën e Kosovës kanë ndërmarrë veprime hetimore në terren dhe janë lokalizuar dy posta të shpejta përmes së cilave janë shpërndarë produktet e falsifikuara.

Është identifikuar edhe personi si dhe objekti në Ferizaj, ku produktet janë ripaketuar dhe ambalazhuar.

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit policor janë sekuestruar: Dhjetë thasë – paketime prej 6800 gr të mbushur me lëndë të parë, proteine “REALMASS” e cila pas ripaketimit në pako me të vogla (kuti plastike – imitim) online është shitur si Collagen, 1500 copë ambalazh plastik, imitim i paketimit origjinale të produktit, 11 pako të gatshme për shitje në treg, si dhe një sasi e konsiderueshme etiketash me mbishkrimin Collagen.

Në magjistralen Prishtinë– Pejë, te selia e njërës nga postat e shpejta, janë gjetur edhe: 30 pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve,

Kurse në Lipjan, po ashtu të një postë tjetër e shpejtë, janë gjetur dhe konfiskuar tri pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe më pas me aktvendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një seancë dëgjimore në Nënkomitetin për Evropë të Kongresit…