E shpalli të vdekur, vajza transgjinore e Musk-ut tregon si u ndje pas kësaj deklarate

20 maj 2025 | 14:49

Vajza e Elon Musk-ut, Vivian Jenna Wilson, zbuloi në podcastin e Matt Bernsteinit se si reagoi kur dëgjoi se i ati e kishte shpallur të vdekur.

21-vjeçarja deklaroi publikisht se është një grua transgjinore që nga viti 2020.

Tani ajo ka zbuluar se si u ndje kur Musk foli për të në një podcast me Jordan Peterson-in vitin e kaluar, ku ai “e quajti të vdekur”.

Kur u pyet se si e mori vesh për podkastin me Peterson-in, Vivian tha se sapo ishte zgjuar dhe kishte parë mesazhet e tezes së saj për intervistën dhe menjëherë e kishte njoftuar nënën e saj, Justine Wilson, e cila ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin Musk.

“Gjëja e parë që bëra ishte t’i dërgoja një mesazh mamasë dhe t’i thoja: ‘Nuk mund ta lejoj këtë idiot të më shkatërrojë. Duhet të luftoj. Do të dal publikisht. Më vjen keq, por nuk mund të më ndalosh’”, tha ajo, duke shtuar se nëna e saj i tha të “bënte atë që duhet të bënte” dhe “thjesht të ishte e kujdesshme dhe të kujdesej për veten”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalet e “play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të…