E shpallur nga shkencëtarët si femra më e bukur në botë, aktorja tregon arsyen se pse REFUZON të humbasë në peshë!

21 nëntor 2025 | 13:44

Aktorja angleze Kelly Brook, e shpallur nga shkencëtarët e Teksasit si femra më e bukur në botë, duket se ndihet rehat me peshën e saj. Brook rrëfeu së fundmi se një mjek i sugjeroi të merrte një ilaç dobësimi përpara pjesëmarrjes së saj në “I’m a Celebrity…Get Me Out Of Here!” në xhunglën australiane, por ajo refuzoi.

“Më ofruan Mounjaro fjalë për fjalë javën e kaluar nga një mjek. A nuk është çmenduri?” rrëfeu ajo për Elizabeth Day në podcastin “How to Fail”.

Shokon RRJETIN me historinë e saj gruaja e cila humbi pesë fëmijë: “Më mallkoi xhaxhai sepse nuk i bleva…”

Më pëlqejnë trajtimet e fytyrës dhe masazhet, bëj pak botoks midis vetullave sepse i rrudh shumë vetullat. Pra, bëj trajtime, por kur bëhet fjalë për trupin tim, aty jam vërtet e rezervuar. E dua trupin tim kështu sic është. Vazhdoj të ha makarona e të pi verë. Mora pjesë në një maratonë këtë vit dhe jam 45 vjeçe. Trupi im më ka ndihmuar të kaloj kaq shumë gjëra. I dua format e mia, burri im i do format e mia. Thjesht mendoj se është për të ardhur keq që gratë ndiejnë nevojën të ndryshojnë atë që janë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi i katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i…