E shtunë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 23 gradë Celsius

01 nëntor 2025 | 08:55

Këtë të shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 23 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar detaje nga takimi…