E thotë hapur Konjufca: ‘Ka pajtim të përgjithshëm që për president të jetë dikush nga familja Jashari’
25 shkurt 2026| 12:14
“Ka konsensus automatik që president të jetë dikush nga familja Jashari”. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, kur është pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e presidentit të vendit më së largu deri më 4 mars.
Konjufca ka thënë para gazetarëve se ky është pajtim i përgjithshëm në mes të partive politike.
“Natyrisht, emrat që kanë konsideruar dhe ky është një konsensus i partive politike. Deri tash, të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, konsesus automatik, në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes të nderuar Jashari. Nuk mund të flasë (a kanë vullnet ata), duhet t’i pyetni ata. Ka qenë kryeministri aty, ju ka shpjeguar çka…”, ka thënë Konjufca.