
E thyejnë rregullin e seancave çdo 48 orë, Kuvendi mblidhet përsëri nesër
04 qershor 2025
| 11:39
Nesër (e enjte) deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish në përpjekjen e 27-të për të konstituar Kuvendin. Edhe kjo tentativë ka dështuar.
Por, jo si zakonisht vazhdimi tjetër do të bëhet pas 48 orësh, për shkak se të premten është Kurban Bajrami.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë me dije se seanca do të vazhdojë nesër (e enjte).
“Takohemi më 5 qershor në orën 11:00”, ka thënë Dehari.