E vërteta nuk mund të gjykohet në banka politike
Shkruan: Bedri Halimi
Dëshira për gjykim politik të ushtarëve të UÇK-së nuk është drejtësi – është rishkrim i rrezikshëm i historisë.
Kur një luftë çlirimtare trajtohet si projekt kriminal, ndërsa konteksti i represionit dhe dhunës shtetërore injorohet, kemi të bëjmë me manipulim politik, jo me drejtësi.
UÇK-ja nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmëri.
Ajo lindi në një realitet ku shqiptarëve u ishin mohuar të drejtat elementare dhe çdo rrugë paqësore ishte mbyllur.
Ta shkëputësh këtë luftë nga shkaku i saj do të thotë të barazosh viktimën me agresorin dhe të relativizosh përgjegjësinë historike.
Askush nuk është mbi ligjin, por drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Gjykimi kolektiv i një lëvizjeje çlirimtare është akt politik me pasoja të rënda shoqërore dhe morale.
Një drejtësi që godet vetëm njërën palë nuk sjell paqe – ajo prodhon padrejtësi të reja.
Kur drejtësia përdoret për qëllime politike, ajo humb legjitimitetin.
Dhe kur legjitimiteti humbet, humbet edhe besimi i qytetarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
E vërteta historike nuk mund të gjykohet në banka politike.
Pa të vërtetën e plotë nuk ka drejtësi.
Pa drejtësi reale nuk ka as pajtim, as paqe të qëndrueshme.



