Edhe 11 raste të reja me Covid-19, dy të shëruar

11 maj 2020 | 22:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 196 mostra, ku 11 prej këtyre raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), Komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar edhe dy pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 657 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi…