Edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

05 qershor 2020 | 18:58

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar 11 raste me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste  (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar dy  pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 876.

Nga data 8 shkurt deri më 05 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.177 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.158 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla vazhdon të jetë një nga emrat më të…