Edhe 11 zona të reja të Prishtinës janë drejt lidhjes me rrjetin e ngrohjes qendrore

05 gusht 2025 | 11:50

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tani edhe 11 zona të reja të Prishtinës janë drejt lidhjes me rrjetin e ngrohjes qendrore.

“100 mijë qytetarë me ngrohje nga ‘Termokos’-i – 65 mijë vetëm në 3 vitet e fundit! Më shumë banesa, më shumë familje, më shumë lagje do të kenë ngrohje stabile, ajër më të pastër dhe kushte më të mira jetese”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi me studimin e ri nga ‘Termokos’-i, po zgjerohet sistemi i ngrohjes që prek direkt mijëra qytetarë. “Ky është edhe një hap i madh drejt një Prishtine të gjelbër, më moderne ashtu siç e duam, ashtu siç po e ndërtojmë, bashkë me ju!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke…