Edhe diçka për ‘ManastiLin’

15 mars 2024 | 13:09

Nga Faton Abdullahu

A nuk po doni me kuptuar sepse jeni pak të padijshëm e shumë të zhgënjyer dhe ende me energji negative, apo po bëheni se nuk kuptoni për ta mbuluar kështu naivitetin politik që ju ka pri kur jeni reshtu për ta përkrah qorras këtë qeveri.

Kur po flasim sot për Manastirin e Deçanit…….

Nuk po e shtrojmë problemin vetëm se a është apo nuk është kushtetues vendimi.

Nuk po flasim se a është bërë nën presion apo jo ky vendim.

Nuk po flasim a është dhe sa është e drejtë krejt kjo punë.

Nuk po flasim për atë se a u bë me koordinim apo pa koordinim.

O inatxhi

Po flasim për dallavere e pafytyrësi në politikën e kësaj qeverie.

Po flasim për rrenë dhe shkelje parimesh partiake të LV-së.

Po flasim për mungesë sinqeriteti në raport me qytetarin.

Po flasim për mashtrim në raport me atdhetarizmin.

Po flasim për një epokë të re por regresive, që me mashtrim po na qon në shkatërrim.

Çka është e paqartë këtu?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…