Edhe Distria kualifikohet në gjysmëfinale
16 prill 2021
| 14:20
Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Distria e mundi në çerekfinale Shira Rishonyn. Xhudistja kosovare tani është një luftë larg medaljes në Lisbonë.
Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë kurse në atë të dytë u përball me italianen Francesca Giorda, e cila i bëri tri gabime.



