Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

17 nëntor 2025 | 14:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se i kanë edhe dy ditë kohë deri të mbahet seanca me mandatar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se tash është urgjente formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme, është komisioni për buxhet, punësim dhe transfere, komisioni për integrime për evropiane, komisioni për komunitete dhe kthim dhe komisioni për legjislacion. Tash që e kemi konstituar kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës, me ç’rast formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që natyrisht 15-ditëshi vlen deri të mërkurën”, ka thënë Kurti për “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin…