
Edhe dy të vdekur në Kosovë, njëri me Covid-19
Edhe dy persona kanë vdekur në Kosovë. Njëri nga ta ishte i prekur me koronavirus, derisa për tjetrin pritet të dalin rezultatet.
Këtë lajm e ka konfirmuar Klinika e Pulmologjisë në QKUK. Dy viktimat janë të moshës 64 dhe 61 vjeçar. Pacienti i parë është Xh.R. nga Gjilani. Ai përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Kjo është komunikata e plotë:
Prishtinë, 22 qershor 2020
Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë.
Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.
Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.
(V.Z / Epoka e re)