Edhe dy vendvotime pa u numëruar, rezultati në Mitrovicë ‘ngec’ në 98.10%
10 nëntor 2025
| 00:38
Në Mitrovicë të Jugut, ende s’ka përfunduar numërimi i votave.
Sipas rezultateve të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbetur dy vendvotime pa numëruar, shkruan Reporteri.net.
Nga 98.10% të votave të numëruara, prin Faton Peci i VV’së me 53.53%. Arian Tahiri i PDK’së ka 46.47%.

Peci e ka shpallur fitoren dhe ka nisur festën. Fitoren ia ka uruar edhe vetë Tahiri.



