
Edhe Evertoni në garë për Zhegrovën
Ylli i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë verës. Interesim për të kanë shfaqur skuadrat si Napoli, Atalanta dhe Fenerbahçe, derisa tash kësaj liste i është shtuar edhe klubi i njohur nga Premier Liga, Everton.
Tek Evertoni po e pëlqejnë Zhegrovën, duke pasur parasysh stilin e lojës së tij dhe depërtimet nga krahu. Ekipi anglez ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për Zhegrovën, i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Lillen, që po kërkon 25 milionë euro për kartonin e tij. 26-vjeçari i është bashkuar Lillet në stërvitje por do të largohet nga ekipi francez, për të cilin nuk ka luajtur për më shumë se gjashtë muaj shkaku i lëndimit.
Në sezonin e fundit, Zhegrova ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 paraqitje. Ditë me parë largimin e Zhegrovës e ka bërë të ditur edhe presidenti i ekipit francez, Olivier Letang. “Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë. Presim largimin”, ka deklaruar Letang.