Edhe Franca po shërohet, vetëm 80 viktima 24 orët e fundit

10 maj 2020 | 08:50

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 80 viktima të reja, duke shënuar numrin më të ulët të rasteve ditore prej disa javësh, njoftuan autoritetet.

“Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë arriti në 26 310”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Franca është një ndër vendet më të goditura nga COVID-19 në Europë, me katër rajone që përbëjnë 75% të rasteve të shtruara në spital, Parisi, Grand Est në kufi me Gjermaninë, Auvergne-Rhone-Alpes në juglindje dhe Hauts-de -France në veri.

Ndërkohë, spitalet franceze po raportojnë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv po fillon të pakësohet.

Që nga fillimi i marsit, në spital janë shtruar 95 829 pacientë, nga të cilët 56 038 janë shëruar.

Kjo shifër nuk përfshin dhjetëra mijëra të cilët u shëruan pa patur nevojë të shtroheshin në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapjes…