
Edhe Hajrulla Çeku mohon se pati përplasje fizike me Arben Gashin
19 nëntor 2020
| 15:36
Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka mohuar se është përplasur fizikisht me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, derisa ishin duke debatuar për çështjen e të pagjeturve në Kuvend.
Çeku për “klankosova.tv” ka thënë se është përpjekur që të qetësojë situatën me tensione.
“Nuk kam pasur përplasje as me z. Gashin e as me dikë tjetër. Aty jam gjendur në përpjekjen për të qetësuar situatën e tensionuar që u krijua pasi disa deputetë të LDK-së tentuan të pengojnë fjalimin e deputetes Saranda Bogujevci. Andaj, është lajm i rremë që kam pasur përplasje fizike”, ka thënë Çeku.